Lajme

Pamje nga aksidenti mes dy trenave në Çeki ku vdiqën 3 persona

08/05/2021 07:15
nga:M K

Mediat dje raportuan se dy trena janë përplasur në jugperëndim të Republikës Çeke, duke lënë të vdekur 2 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë.

Nga Policisa atje kanë thënë se përplasja ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit në qytetin Milavce. Sipas agjencisë së hekurudhave çeke, treni ndërkombëtar me shpejtësi të madhe që lidh qytetin perëndimor çek Plzen me Mynihun në Gjermani u godit me një tren lokal.

Dhjetëra njerëz u plagosën, pesë prej tyre rëndë, tha Shërbimi i Shpëtimit të Zjarrit të rajonit Plzen në një deklaratë. Ndërsa katër helikopterë po transportonin të plagosurit në spitalet aty pranë, shkruan Washington Post.

KËTU mund t’i shihni pamjet.