Lajme

Pamje nga aksidenti i rëndë në Klinë ku vdiq një person (VIDEO)

09/27/2021 23:01
nga:Gazeta Blic

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mbrëmje në hyrje të Klinës ku ishin të përfshirë një autobus dhe dy vetura.

Po ashtu nga ky aksident janë të lënduar edhe dy persona të tjerë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se detaje të tjera lidhur me rastin do të bëhet të ditura më vonë.

Lexuesit e Klankosova.tv kanë realizuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Klinë