Strategu i Hajdukut, Gennar Gattuso nuk ishte i kënaqur me humbjen e rëndë të ekipit të tij në Rujevicë.
Kur u paraqit për deklarata në emisionin Supersport HNL, Gennaro Gattuso sulmoi komentatorin e MAXSport, Josko Jeliçiç.
“Nuk dua të të shtrëngoj dorën sepse flet shumë. Ju keni luajtur futboll dhe e kuptoni, e dini shumë mirë situatën. Ju gjithmonë flisni keq për lojtarët, unë nuk kam respekt për ju”, filloi Gattuso në anglisht.
Jeliçiq më pas iu përgjigj Gattusos në italisht, në të cilin diskutimi i nxehtë vazhdoi.
Gattuso u afrua tek fytyra e Jeliçicit derisa situata u qetësua.
Pas rreth një minutë debati të ashpër, prezantuesja Valentina Miletic ndërhyri dhe parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm.
“Ju po luani shumë keq”, tha Jeliçic.
“Ky është stili im”, u përgjigj Gattuso.
“Duhet të keni respekt për mua”, tha Jeliçic.
‘Jo, jo. Flisni këtu për futbollin! Flisni ballë për ballë”, vazhdoi Gattuso.
“Le të flasim”, tha Jeliçic.
“Kjo është hera e fundit që flas kur je në televizion! Ti je njeri i keq, nuk do të flas më sa të jesh këtu. Flisni sikur të keni pushtuar gjithë botën”, bërtiti Gattuso.
“Ke ardhur nga Italia”, është përgjigjur Jeliçic dhe prezantuesja është munduar të qetësojë situatën.
“Nuk kam qenë kurrë në një situatë të tillë”, ka thënë moderatorja Miletic.
“Nuk po flas kundër Hajdukut, jam një tifoz më i madh se ai. E respektoj si trajner të Hajdukut, por duhet të respektojë edhe shikuesit tanë”, ka përfunduar Jeliçic.
Ja pamjet:
Things got heated between Joško Jeličić and Gennaro Gattuso after the match. pic.twitter.com/NZEd6Qe04x
— Croatian Football (@CroatiaFooty) March 16, 2025