Geek

Pamje mbresëlënëse, NASA sjell imazhet e një vrime të zezë që shkatërron një yll në hapësirë

12/26/2022 07:54
nga:G B

NASA ka sjellë këtë herë pamje mbresëlënëse nga hapsira. Teleskopët kanë regjistruar moment pas momenti lëvizjet e një vrime të zezë që “gllabëron” dhe shkatërron një yll endacak.

Disa teleskopë të NASA-s kohët e fundit vëzhguan një vrimë të zezë masive duke thithur një yll aty pranë, rreth 250 milionë vite dritë nga Toka.

Këto janë vëzhgime të fundit që mund të japin detaje mbi mënyrën komplekse dhe të pashpjegueshme për momentin në të cilën lëvizin, ndërkohë që vihet re se kjo është një nga pesë zhdukjet totale të yjeve nga vrimat e zeza të regjistruara ndonjëherë nga astronomët.

Siç shihet në videon tronditëse, astronomët papritmas vunë re një rritje të pakontrolluar të rrezeve X me energji të lartë të emetuara nga vrima e zezë dhe filluan të “rrethojnë” yllin dhe pikërisht atëherë ai ra nën kontrollin e tij gravitacional. Ky proces quhet “kurorë”.