Lajme

Pamje kur të lënduarit nga zjarri në klubin e natës në RMV dërgohen me aeroplan drejt Turqisë

10 orë më parë
nga:G C

Të lënduarit nga tragjedia në një disotekë të Maqedonië së Veriut po dërgohen për trajtim mjekësor në Turqi.

“Anadolu Agency Shqip”, ka publikuar paet ku avioni i ambulancës i dërguar nga Turqia për të marrë të lënduarit nga zjarri në Koçan.

Avio-ambulanca e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë ka mbërritur për të transferuar në Stamboll tre personat e lënduar nga zjarri.

Ambasadori turk Ulusoy tha se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kishin kërkuar që të lënduarit në gjendje të rëndë të dërgohen në Turqi për trajtim dhe çështja u finalizua shpejt me udhëzimet e presidentit turk, Recep Taip Erdogan.