Showtime

Pamje kur Dua zbarkon me jaht luksoz në Dhërmi (VIDEO)

07/30/2021 00:57
nga:Gazeta Blic

Këngëtarja me famë botërore me origjinë kosovare Dua Lipa pas takimeve zyrtare me krerët institucional po vazhdon pushimet në jugun e Shqipërisë.

Dosja.al ka siguruar pamjet ekskluzive të zbarkimit të yllit të muzikës Pop në një nga restorantet më në zë të Drimadhes.

Veshur me një fustan me shumë ngjyra, Lipa zbret nga jahti dhe bëhet gati për tu afruar në zonën e mbushur me turistë.