Sporti

Pamje interesante, momenti kur Sancho i drejtohet kapitenit: Mos bërtit!

04/30/2023 16:22
nga:G C

Skuadra e Manchester Unitedit është duke fituar me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Aston Villas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të në Premier League.

Kamerat kapen një moment interesant gjatë këtij takimi, ku anësori anglez, Jadon Sancho u “kap” me bashkëlojtarin e tij, Bruno Fernandes.

Në pamje shihet se si Sancho i drejtohet kapitenit të skuadrës së “Djajve të Kuq” me fjalë: Mos bërtit, mos bërtit…!

Kujtojmë që me Brunon shumë lojtarë të Unitedit nuk janë të kënaqur, me presionin që bën gjatë ndeshjes futbollisti portugez.

Bruno Fernandes, ishte golashënuesi i vetëm momentalisht në ndeshjen ndaj Aston Villas.