Lajme

PAMJE E RËNDË/Forcat ukrainase rikthejnë nën kontroll Kharkivin, qyteti i ngjason një morgu nën qiell të hapur

05/03/2022 00:49
nga:Astrit Gashi

Në rrugën për në qytetin Kharkiv janë gjetur trupat e katër ushtarëve të vrarë, sipas të gjitha gjasave ushtarë rusë, të shtrirë në tokë në formën e shkronjës “Z”, simbol i agresionit rus në Ukrainë, raporton Sky News, përcjellë Gazeta Blic.

Kharkivi është kthyer nën kontrollin e forcave ukrainase dhe gazetarët janë lejuar të hyjnë në qytet. Agjencia e lajmeve, AP, ka raportuar se paralagjet e këtij qyteti i ngjasojnë një morgu nën qiell të hapur.