Lajme

“Pamje e papranueshme”, nënkryetari i Prishtinës paralajmëron lirimin e trotuarëve nga veturat

05/28/2022 17:22
nga:G B

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i ka quajtur të papranueshme pamjen e nxënësve te Parku i Qytetit, të cilët nuk kanë pasur hapësirë në trotuar të ecin, për shkak të veturave të parkuara, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shumë shpejt do të rritet numri i inspektorëve dhe trotuaret do tu kthehen qytetarëve, fëmijëve.

Postimi i tij i plotë:

Pamje totalisht e papranueshme! Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë, që të mos lejojmë situata të tilla. Trotuaret do t’i kthejmë për qytetarët, për fëmijët. Kjo do të ndodh’ shpejtë!

#PrishtinaPraktike