Tre persona u larguan nga vetura e tyre disa sekonda përpara se një tren të përplasej me të në Forney, Teksas.
Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë njerëzit duke ikur nga makina e tyre, e cila ishte bllokuar në një vendkalim hekurudhor, përpara se treni të përplasej me veturën, raporton BBC.
Askush nuk u lëndua në aksident, tha Departamenti i Policisë në Forney.


