Lajme

Pamje apokaliptike në Francë: Dita kthehet në natë për disa minuta!

06/22/2021 22:38
nga:Y I

Pamje apokaliptike janë regjistruar në Francë, ku dita u kthye në natë në pak minuta nga stuhia.

Një stuhi me intensitet të lartë goditi veriun e Francës.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në Francë, “Meteo Francë” e cilësoi ditën si më të errëtën e vitit ndërsa retë e zeza mbuluan qiellin.

Të total, u regjistruan mbi 44,000 goditje rrufesh në qiell.