Lajme

Pamja të rënda nga vrasja në Vushtrri

2 ditë më parë
nga:G B

Mbrëmjen e së dielës Vushtrria u trondit nga vrasja e një 19-vjeçari.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 20:35 min policia  ka pranuar informatën për  të  shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja  ka ndodhur në  rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë  në  kërkim  të  personit të  dyshuar”, ka thënë Zahiti për Gazeta Blic.

Lexues të redaksisë tonë kanë dërguar pamje të vrasjes, teksa viktima shihet i shtrirë në tokë.

Më poshtë gjeni pamjet e rënda: