Sporti

Palmer në dyshim për ndeshjen ndaj Manchester United

09/19/2025 14:50
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, nuk arriti të konfirmojë nëse Cole Palmer do të luajë kundër Manchester United këtë fundjavë, kur foli në konferencën për shtyp para ndeshjes të premten.

Maresca tha se Palmer ishte “mirë”, por pranoi se për disa lojtarë do të vendoset në minutën e fundit para udhëtimit në ‘Old Trafford’.

Palmer është një prej tyre. Maresca tha: “Cole është mirë. Ne kemi stërvitje tani, u kthyem dje. Duhet të vlerësojmë disa lojtarë, kemi disa dyshime. Nuk kemi pasur stërvitje që nga ndeshja e së mërkurës, por do ta shohim.”

Problemi i Palmerit me ijën u zbulua gjatë ngrohjes para ndeshjes kundër West Ham në muajin e kaluar. Mbrojtësi i majtë më pas humbi ndeshjet kualifikuese të Anglisë për Kupën e Botës kundër Andorrës dhe Serbisë.

Chelsea do të përballet me “Djajtë e Kuq” të shtunën në mbrëmje.

/GazetaBlic Sport/