Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së Matthew Palmer ka arritur në Kosovë derisa është bërë e ditur se i njëjti do të qëndrojë në vend për vizitë tre ditore.
Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një shkrimi në profilin zyrtar në Twitter ka njoftuar për arritjen e Palmer.
Të njëjtit kanë thënë se Palmer është pritur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
“Ambasdori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në ambasadën amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës seketetarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës ku tutje bëhet e ditur se Palmer do të takhet me zyrtarët e shtetit të Kosovës.
Ambassador Kosnett welcomed this morning @USEmbPristina Deputy Assistant Secretary Matthew Palmer for a three-day visit to Kosovo to discuss with Kosovo officials the challenges, opportunities, and pressing issues Kosovo is facing.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 31, 2021
Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew A. Palmer.
Arsyeja e vizitës merret vesh se është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq