Lajme

Pallaska ironizon me Kurtin: Pasi siguroi vaksinat, kaloi pakon e rimëkëmbjes, tani garon në zgjedhjet e një vendi fqinjë

04/09/2021 22:30
nga:M K

Avokati dhe njohësi i zhvillimeve politike, Dastid Pallaska ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Pallaska ka ironizuar duke e quajtur Kurtin si kryeministër me gjysmë orari, që merr pjesë në zgjedhjet e një shteti fqinjë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë postimi i plotë.

Në të kaluarën jo të largët kemi pasur probleme me “super” zyrtarë shtetërorë që mbanin nga dy-tre poste e nuk kryenin asnjë punë.
Tash kemi një Kryeministër që – pasi që i ka siguru vaksinat, e ka kalu në Kuvend programin e rimëkëmbjes ekonomike dhe i ka hapur vendit perspektivën evropiane – në kohë të lirë garon në zgjedhjet parlamentare të një vendi fqinjë.
?‍♂️?‍♂️?‍♂️
Kryeministër me gjysmë orari!!!

LEXO EDHE:

/GazetaBlic/