Njohësi i çështjeve juridike, Dastid Pallaska ka komentuar rolin e ‘ekspertit’ që Kurti e luajti sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me paisjet teknike të termoelektranës.
Pallaska ka thënë se “përpjekja qesharake e Kryeministrit për të na impresionuar me njohuritë e tij për paisjet teknike të termoelektranës më kujton thënien e Stephen Hawking se “armiku më i madh i diturisë nuk është injoranca por iluzioni i diturisë.”
“Një defekt tipik i studentëve të “shkëlqyeshëm” që mësojnë përmendësh.
Siç po shihet, lexojnë shumë por pak kuptojnë!!!”, shtoi tutje ai.
Kujtojmë se kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka folur për gjendjen termocentraleve ku ka thënë se nuk ka filtera pa bojlera dhe si gjithmonë duke i fajësuar qeveritë e kaluara për gjendjen e tyre.
Postimi i plotë i Pallaskës:
Përpjekja qesharake e Kryeministrit për të na impresionuar me njohuritë e tij për paisjet teknike të termoelektranës më kujton thënien e Stephen Hawking se “armiku më i madh i diturisë nuk është injoranca por iluzioni i diturisë.”
Një defekt tipik i studentëve të “shkëlqyeshëm” që mësojnë përmendësh.
Siç po shihet, lexojnë shumë por pak kuptojnë!!!