Euro2024

Palhinha: Dua të bëj historinë!

06/29/2024 23:32
nga:E K

Joao Palhinha është i qartë sa i takon të ardhmes së tij. Mesfushori kërkon me ngulm që sezonin e ardhshëm të provojë një aventurë në Gjermani te Bayern Munich, teksa e konsideron të mbyllur epokën e tij me Fulham në Premier League.

Së fundmi, edhe pse i angazhuar në Euro 2024, 28-vjeçari shprehet se ia ka shprehur vullnetin e tij për t’u larguar Fulhamit ndërsa ka informuar edhe gjermanët për dëshirën për t’iu bashkuar sezonin e ardhshëm.

“Unë tani jam i fokusuar te kombëtarja, dua të fitoj dhe të bëj histori me vendin tim. Por, sa i takon të ardhmes sime mund të them se të dyja klubet si Fulham ashtu edhe Bayern Munich e dinë mirë atë që unë dëshiroj. Ata e dinë se ku dua unë të jem pas një muaji, tashmë të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Palhinha.