Lajme

“Palë e barrikaduar”, SBASHK-u i përgjigjet Nagavcit: Nuk ofroi asgjë, përsëriti pakon e Kurtit

09/10/2022 17:52
nga:Genita C

Anëtarja e këshillit grevist nga SBAShK-u, Luljeta Boshnjaku i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci ku kjo e fundit e quajti sindikatën palë të barrikaduar dhe fajtorin e vetëm për mos-nisjen e mësimit.

Nagavci bën thirrje për fillimin e procesit mësimor- Ka vetëm një palë të barrikaduar!

“A i paska plotësuar kërkesat tona, ministrja Nagavci e na nuk e dim”, tha Boshnjaku për GazetënBlic.

Në një pronocim për GazetaBlic, Boshnjaku thotë se ministrja Nagavci gjatë takimit që kishin sot, nuk i ofroi SBASHK-ut asnjë ofertë, vetëm përsëriti pakon e kryeministrit.

“Ministrja Nagavci, asnjë ofertë nuk na ofroi vetëm e ka përsëritur pakon e kryeministrit”, shtoi tutje Boshnjaku.

Ndryshe, Boshnjaku gjatë ditës së sotme bëri me dije se greva vazhdon, pasi sipas saj 99% e mësimdhënësve nuk pranuan ofertën e kryeministrit.

Kujtojmë se, kryeministri Kurti një javë më parë ka prezantuar një pako kundër inflacionit me të cilën çdo zyrtarë publikë, do të mbështetet me nga 50 euro deri në fundit të viti.

Megjithatë kjo nuk po ndryshon ende mendimin e mësimdhënësve për të vazhduar grevën./GazetaBlic/

SBASHK pas takimit me Nagavcin: Qeveria nuk do zgjidhje të kërkesave, greva vazhdon!