Lajme

Palatova në takim lamtumirës me Kurtin, përsërit thirrjen e BE’së për formimin e institucioneve dhe tejkalimin e ngërçit

08/27/2026 12:14
nga:L J

Shefja në detyrë e BE’së, Eva Palatova, ka zhvilluar takim lamtumirë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në takim, Palatova, ka përsëritur thirrjen e BE’së, për formimin e institucioneve të Kosovës, dhe tejkalimin e ngërçit politik, përcjell Gazeta Express.

‘’Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE.

BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës!’’, thuhet në njoftim.