Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve, raporton GazetaBlic.
Ai i ka dërguar urime të përzemërta Imzot Dodë Gjergjit, famullitarëve, priftërinjve, motrave të nderit dhe besimtarëve të tjerë, duke theksuar se kjo festë është një mundësi për të festuar me bekimin e Zotit dhe Shën Terezës.
Lekaj u shpreh se Krishtlindjet janë një moment për të forcuar bashkimin dhe besimin në vlera të përbashkëta.