Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal lekaj, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë KonSoni në Gjakovë.
Lekaj tha se kjo kompani është një krenari për secilin prej nesh.
“Të jemi pranë bizneseve të suksesshme është detyrë e jona, dhe në programin e Aleancës, shtylla kryesore mbetet përkrahja e prodhuesve vendorë” shkruan Lekaj raporton “Gazeta Blic”.
‘Kjo fabrikë, me një staf të mrekullueshëm dhe me teknologji inovative, e bën KonSoni-n fabrikën më të madhe në rajon’ potencon Lekaj.
Postimi i plotë:
KonSoni – Krenaria Jonë!
Suksesi i jashtëzakonshëm i kompanisë KonSoni në Gjakovë, e udhëhequr nga miku im, z. Zef Pjetraj, është një krenari për secilin prej nesh.
Të jemi pranë bizneseve të suksesshme është detyrë e jona, dhe në programin e Aleancës, shtylla kryesore mbetet përkrahja e prodhuesve vendorë.
Kjo fabrikë, me një staf të mrekullueshëm dhe me teknologji inovative, e bën KonSoni-n fabrikën më të madhe në rajon.
Faleminderit, KonSoni dhe z. Pjetraj, që na bëni krenarë!


