Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” është shprehur se nuk do ta votojnë Projektkodin civil nëse vjen për votim këtë vit në Kuvend.
Ai tha se kanë një qëndrim të partisë lidhur me këtë çështje.
“Nuk do ta votojmë edhe nëse vjen, kemi qëndrim të partisë” tha Lekaj për “Gazeta Blic”.

Pal Lekaj, AAK
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se Kodi Civil pritet të marrë votat e mjafteushme këtë vit në Kuvend.
Haxhiu është shprehur optimiste se kësaj radhe do ta kenë edhe përkrahjen e deputetëve të VV-së të cilët nuk e votuan herën e kaluar Kodin Civil.
Sipas saj, ky kod është shumë i rëndësishëm për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe për integrimin në BE, sidomos në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Siç jeni në dijeni, Kodi Civil është në agjendën legjislative, është një dokument i rëndësishëm që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të njeriut. Unë nuk mendoj që ka qenë e drejtë që janë marrë vetëm me një nen sepse trajton shumë institute, është thjesht në interes të qytetarëve të Kosovës, prandaj të gjitha partitë politike, mazhoranca e opozita e kanë për obligim që ta mbështesin atë, megjithatë ne gjatë kësaj kohe kemi qenë në diskutime me Grupin Parlamentar, me deputetët të cilët kanë pasur mendime të ndryshme nga atë që e përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje por unë jam optimiste që kësaj radhe, gjegjësisht brenda këtij viti në momentin kur do ta procedojmë në Qeveri dhe në Kuvend, nuk do të dështojë sikurse herën e kaluar”, ka thënë ajo raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Haxhiu: Kodi Civil kalon këtë vit, do t’i kemi edhe votat e deputetëve të VV-së që ishin kundër
Deklarohet Musliu-Shoshi, tregon se a do ta votojë Kodin Civil nëse vjen sërish në Kuvend


