Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka pyetur publikisht ministrin Peci lidhur me uljen e subvencioneve për podrumet që kanë mbi 100 hektarë vreshta.
Këtë Lekaj e bëri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Pyetje publike për ministrin Peci.
Pse i ule subvencionet për podrumet që kanë mbi 100 hektarë vreshta?
Kjo është më shumë se poshtërsi pasi ju me vendimin tuaj i dëmtoni mbi 16 përqind vreshtarët e artë të Kosovës.
Ministër ndihmo e mos dëmto pasi edhe ashtu i ka dëmtu mjaft shumë pandemia.
/GazetaBlic/