Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg për rastin e 53 milionëshit.
Pas shqiptimit të dënimit, ka ardhur edhe një reagim nga Lekaj.
Ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë duke thënë se asnjëherë nuk i ka tejkaluar kompetencat e tij.
“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje.E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës “Arbën Xhaferi” ka thënë Lekaj raporton “Gazeta Blic”
Lekaj ka paralajmëruar se do ankimoj vendimin dhe ka ftuar kundërshtarët politik të mos gëzohen para kohe.
“Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL.Kundërshtarëve te mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë.I bindur në pafajësinë time dhe në drejtësi” shkruan Lekaj raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Afera e “53-milionëshit”: Pal Lekaj dënohet me 3 vite e tetë muaj burgim