Shkruan: Pal Lekaj
Sot, Gjykata Kushtetuese ka shpallur të PAVLEFSHME seancat për konstituimin e Kuvendit ,një vendim që e demaskon plotësisht pushtetin e Albin Kurtit dhe tregon se si e kanë uzurpuar institucionin më të lartë për interesa të tyre politike.
Kjo është shuplaka më e madhe ligjore që i është dhënë këtij pushteti që s’e njeh Kushtetutën, s’e respekton demokracinë dhe i trajton institucionet si vegla personale.
Aty ku duhej të kishte rend kushtetues, Kurti dhe klika e tij sollën kaos dhe manipulim. Sot, e vërteta doli sheshit: gjithçka e ndërtuar mbi atë seancë është e paligjshme.
Kushtetuta foli. Pushteti ra në provim.


