Lajme

Pal Lekaj: Faturat e larta të energjisë rast për hetim

12/29/2023 16:47
nga:Y I

Pakënaqësi me faturat e fundit të energjisë elektrike kanë shfaqur qytetarët e vendit.

Shumë prej tyre këto pakënaqësi i kanë shfaqur duke i publikuar faturat nëpër rrjete sociale.

Ata janë ankuar se fatura e këtij muaji është shumë më e lartë se ajo paraprake, ndonëse thonë se kanë shpenzuar njëjtë.

Partitë opozitare në vend po kërkojnë hetim për këtë çështje.

Hetim po kërkon edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Deputeti i AAK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Ekonomi, Pal Lekaj thotë se faturat e muajit dhjetor janë shumë të larta dhe se sipas tij ky është rast për hetim.

“Faturat e larta në këtë muaj mund të jenë rast për hetim, pasi duke i njohur këto dy organe përgjegjëse, ndoshta ka pasur tendenca për manipulime me qytetarët. Uroj që Prokuroria dhe institucionet tjera relevante ta zbardhin të vërteten mbi këto fatura të rënda për gjepin e qytetarëve”, ka thënë Lekaj për Front Online