Lajme

Pakënaqësitë për pagën minimale, Klinaku: Jemi injoruar nga institucionet dhe u detyruam që kërkesat tona t’i paraqesim në rrugë

06/06/2022 10:40
nga:Q R

Veteranët e luftës së UÇK-së janë mbledhur sot para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale, shkruan GazetaBlic

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se përshkak se janë injoruar nga qeveria, kanë vendosur që të protestojnë në rrugë.

“Nga ana e qeverisë na është sakatosur ligji. Ne po protestojmë kundër diskriminimit që po na bëhet. Deputetët duhet t’i shërbejnë qytetarëve dhe jo politikave. Jemi injoruar nga institucionet e vendit dhe u detyruam që kërkesat tona t’i paraqesim në rrugë”, deklaron ai

LIVE PROTESTA