Lajme

Pakënaqësi të mëdha në PDK: Enver Hoxhaj refuzon postin e nënkryetarit

08/06/2021 13:52
nga:N M

Enver Hoxhaj ka refezuar të mbaj pozitën e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, pozitë kjo që iu besua dje gjatë mbajtjes së Këshillit Drejtues ku u zgjodh Kryesia e re, raporton Gazeta Blic.

Hoxhaj ka shkruar në Facebook se do të mbetet vetëm deputet i Kuvendit të Kosovës duke hequr dorë kështu nga nënkryetari dhe anëtari i kryesisë.

Rreagime i plotë:

Faleminderit kryetarit Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së për besimin e dhënë që të jem pjesë e kryesisë së re të partisë dhe njëri nga nënkryetarët e saj. Me të drejt u diskutua dje dhe sot nëse po shmangej me përfshirjen time një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re. Në vijëmësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike. Do të angazhohen me tërë qenien time për ta ndihmuar partinë si dhe kandidatët tonë në zgjedhjet lokale.

Arben Gashi: Brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ka komunistë, anarkistë e radikalë fetarë