Një 51-vjeçar nga Llausha dyshohet se vrau gruan e tij L.Q. E pak para se të ndodhte krimi, dy familjet ishin mbledhur për ta pajtuar çiftin.
Në video shihen dy familjet teksa kuvendojnë me qëllim të mirë, për ta pajtuar çiftin.
“Si të doni ju ia bëjmë, unë veç kam qejf ë ndreqet kjo punë… Ne para dy-tri dite kemi dashur të vijmë…”, dëgjohet derisa flet dikush nga fmiljarët e çiftit.
Vrasja ka ndodhur dje. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja plumbash, por akoma nuk dihet se sa plumba u shkrepën në trupin e viktimës.
Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.
Detaje të reja nga vrasja makabre në Llaushë të Skënderajt ku burri vrau gruan e tij