Lajme

Pak para takimit me ndërmjetësit ndërkombëtar, Kurti e takon Ali Ahmetin në Ohër

03/18/2023 09:30
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe delegacioni qeveritar kanë zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, para nisjes zyrtare të takimeve në Ohër të Maqedonisë së Veriut, që priten të fillojnë në ora 10:00.

Nën shoqërimin e Kurtit është parë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

 

Kurti arrin te vila shtetërore ku do të takohet fillimisht me ndërmjetësuesit, e pastaj edhe me Vuçiqin