Lajme

Pak para seancës | Tahiri për kryeparlamentarin: Tani për tani, mbesim në qëndrime të njëjta

04/21/2025 14:38
nga:Genita C

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij mbetet në qëndrime të njëjta sa i përket votimit të kryeparlamentarit, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se, nëse PDK do të vendoste të votojë një kandidat, ky do të ishte një vendim i brendshëm i partisë, por për momentin nuk ka asnjë vendim të tillë.

Tahiri shtoi se ajo çka po ndodh aktualisht në legjislaturën e Kuvendit është e paprecedentë, duke nënvizuar se zgjedhja e kryeparlamentarit me shumicën parlamentare është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ai përmendi se do të shohim nëse partitë do të arrijnë të gjejnë konsensus për këtë pozita apo jo.

“Mbesim në qëndrime të njëjta sa i përket votimit të kryeparlamentarit. Në rast se Partia Demokratike do të votonte një kandidat ai është vendim i partisë, kështu që ne nuk kemi ndonjë vendim nëse do të votojmë. Tani për tani mbesim me qëndrime të njëjta. Ajo çka po ndodh në këtë legjislaturë nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë parlamentare që kryeparlamentari të zgjidhet me shumicën parkamentare sot do ta shohim se a do të arrijnë apo jo”, tha Tahiri.

Lutfi Haziri i prerë: LDK nuk ndryshon vendimin e fundit, s’e votojmë kandidaten e VV’së për kryetare Kuvendi