Lajme

Pak para nisjes së seancës konstituive, Krasniqi nuk deklarohet për media

05/03/2025 09:58
nga:Sh R

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbërritur në Kuvend.

Pak para nisjes së seancës së dhjetë konstituive, Krasniqi nuk u deklarua për media.

Të enjten Krasniqi u takua me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, por që as ky takim nuk solli zgjidhje për konstituim të Parlamentit të Kosovës.