Lajme

Pak para Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Osmani takon Komitetin Olimpik të Kosovës

07/12/2021 16:53
nga:Q R

Në prag të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Presidentja Osmani e falënderoi kryetarin Krasniqi për vizitën dhe u uroi sukses pjesëmarrësve të Kosovës në lojërat olimpike.

Ajo i vlerësoi përgatitjet e KOK-ut për pjesëmarrje në këto lojëra dhe u shpreh e bindur se vajzat dhe djemtë e ekipit olimpik do të arrijnë rezultate të mira, duke e lartësuar emrin e tyre, por edhe emrin e Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi e njoftoi Presidenten Osmani me përgatitjet që po i bën KOK-u për pjesëmarrje në këto lojëra, si dhe me përgatitjet e ekipit olimpik të Kosovës. Ai e falënderoi presidenten për përkrahjen e vazhdueshme të saj dhe të institucionit që ajo e drejton për ekipin olimpik të Kosovës.

Memli Krasniqi – sportistëve që do të garojnë në Lojërat Olimpike: Jemi me ju, ju duam