Sporti

Pak orë pas lirimit nga policia lajmërohet Agim Ademi: Qëndrova disa orë në polici për një keqkuptim

03/17/2022 15:15
nga:L J

Kryetari i FFK’së, Agim Ademi ka reaguar pas lirimit nga Policia e Kosovës.

Ademi është liruar sot nga Policia pasi ai ishte në ndalje pas sulmit ndaj Artan Govorit, drejtorit të FFK’së, shkruan GazetaBlic Sport.

Kryetari, Agim Ademi shkruan se ai ka qëndruar në Polici për shkak të një keqkuptimi, teksa tani ndodhet në mesin e familjarëve dhe kolegëve.

Ja reagimi i Agim Ademit:

“Sqarim për opinion
Dje për shkak të një debati verbal që pata me një koleg të FFK-së, i cili debat kishte qëllim krejt të mirë për të sqaruar një situatë nga marrëdhënia e punës në FFK, përfundoi pa shkas në Polici dhe ju dha hov nga disa media dhe grupe të interesit, duke e shfrytëzuar situatën zgjedhore që kemi në FFK, me ç’rast unë përfundova për disa orë në Polici.
Pas deklaratave të të gjitha palëve të përfshira, u sqarua se e tëra ishte vetëm një keqkuptim, kështu që unë u lirova nga ndalimi dhe gjendem në mesin e familjarëve dhe kolegëve të FFK-së.
Ju falënderoj edhe njëherë të gjithë juve bashkëpunëtorëve të mi dhe komunitetin e futbollit për interesimin dhe mbështetjen, njëherit ju garantoj se do të punoj së bashku me ju për ngritjen e futbollit dhe avancimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ju siguroj se së bashkë me stafin e FFK-së do të vazhdojmë punën e madhe që na pret në organizimin e një procesi zgjedhor ligjor dhe të rregullt për datën 06 prill 2022, si dhe në organizimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës këtë muaj.
Faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
A.A”, shkruan ai.

/GazetaBlic Sport