Lajme

Pak orë nga hyrja në fuqi e liberalizimit, nesër në mëngjes fluturimi i parë pa viza!

12/31/2023 23:34
nga:Gazeta Blic

Të paktën një orë ka mbetur nga hyrja në fuqi e liberalizimit, ku qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në vende të zonës shengen.

Fluturimi i parë i kosovarëve do të jetë nesër në orën 8:00 të mëngjesit. Derisa një fluturim tjetër i veçantë të hënën do të jetë do të jetë me fillim nga ora 10:30.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.