Roberto Martinez i dërgoi një mesazh Eden Hazardit.
Playmakeri i Real Madridit, i ngacmuar nga dëmtimet po lufton për të gjetur formën optimale dhe kjo mund ta penalizojë atë në ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, veçanërisht nëse Ancelotti vazhdon t’i japë atij pak mundësi, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kjo është një situatë e pazakontë, nuk e prisnim. E di që nga pikëpamja mjekësore është mirë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Real Madridin dhe e dimë që Eden po bën gjithçka që është e mundur për të qenë në formë”, tha Roberto Martinez në konferencë.
Belgjika do të përballet me Estoninë dhe Uellsin në këtë muaj, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
/GazetaBlic Sport.


