Ceremonia e Topit të Artë fillon pas pak minutave.
Robert Lewandowski dhe Leo Messi janë dy lojtarët më favorit për ta fituar Topin e Artë 2021, shkruan GazetaBlic Sport.
Pak para startit të ceremonisë, Lewandowski ka folur për mediat prezente në ceremoni, ku ka thënë se për të është një ndjenjë e veçantë.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur që jam këtu. Është gjithmonë bukur dhe e veçantë të jesh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë”, tha ai.
/GazetaBlic Sport


