Showtime

Pak minuta na ndajnë nga gjysëmfinalja e Eurovision-it, ja si të votoni për Shqipërinë

05/13/2025 20:36
nga:G C

Shqipëria do të ngjitet në skenën madhështore të Eurovisionit dhe këtë vit përfaqësohet nga Shkodra Elektronike, që do të performojë sonte në natën e parë të gjysmëfinales.

Tifozët shqiptarë dhe mbështetësit nga e gjithë bota janë të ftuar të japin votën e tyre dhe ta çojnë Shqipërinë në finalen e madhe.

Si të votoni?

Nëse ndodheni në një nga shtetet e mëposhtme, mund të votoni për Shqipërinë përmes telefonatës apo mesazhit SMS. Në fund të gjysmëfinales, gjatë hapjes së votimit, përdorni numrat më poshtë:

Nëse jeni jashtë vendeve të listuara, përdorni votimin online në platformën zyrtare:

Me një performancë elektrizuese dhe stil unik, Shkodra Elektronike pritet të sjell një përfaqësim modern, të fuqishëm dhe plot identitet. Mbështetja juaj mund të bëjë diferencën!