Sporti

Pak minuta me trajnerin Fonseca, Barcelona synon transferimin e Rafa Leao

10/31/2024 08:48
nga:Mergim Rreci

Rafael Leao ka shënuar vetëm një gol për Milanin këtë sezon, gjë që ka bërë që Paulo Fonseca të vendosë bashkëkombasin e tij në stol së fundmi, siç bëri këtë të martë, kundër Napolit .

Prandaj, Barcelona po monitoron nga afër statusin e paqëndrueshëm të Leos te kuqezinjtë. Pritshmëria e klubit është që, sipas Sport , përdorimi dhe performanca e ulët e lojtarit do të çojë në një zhvlerësim të vlerës së tij në treg, në mënyrë që Barcelona të përfitojë nga kjo verën e ardhshme, transmeton GazetaBlic Sport.

Milani nuk e përjashton shitjen e lojtarit, por refuzon të dëgjojë oferta nën 120 milionë euro. Sport gjithashtu pretendon se Hansi Flick, trajneri i Barcelonës dhe Deco, drejtori sportiv, e shohin Rafael Leao si një lojtar që mund të bëjë diferencën nga krahu i majtë i sulmit.

Rafael Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, pas një rinovimi vitin e kaluar. Lojtari nuk ka një klauzolë lirimi dhe, për këtë arsye, çdo klub që dëshiron ta blejë atë do të duhet të negociojë drejtpërdrejt me Milanin.

/GazetaBlic Sport/