Lajme

“Pak fytyrë me pasë Radojçiqi, sot ish dashtë me dhanë dorëheqje”

07/11/2023 10:57
nga:N M

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, është tallur me shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila pas publikimit të përgjimeve e ka pranuar se ka biseduar me Milan Radojçiqin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka ironizuar me deputeten e VV-së duke thënë se pas përgjimeve duhet të jep dorëheqje Milan Radojçiq.

“Veç pak fytyrë me pasë Radojçiqi, sot ish dashtë me dhanë dorëheqje!”, ka shkruar Klinaku.

Kusari-Lila tha të hënën, në ditën e publikimit të përgjimit, se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e shefes së GP të LVV-së.

Ajo tha se as kryeministri dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk ia ka kërkuar asaj dorëheqjen.

Që një vit ishte kërkim për fajde dhe shmangie nga tatimi, dorëzohet në polici i dyshuari