Sporti

Pak dritë për Fushë Kosovën, vjen transferimi i parë | Synohet faza përgatitore në Antalia

01/17/2024 10:46
nga:Lorik J

Skuadra e Fushë Kosovës po fillon të organizohet për pjesën e mbetur të Superligës së Kosovës. Ky ekip së fundmi kishte probleme në merkato, pasi disa nga futbollistët kyç u larguan.

Megjithatë, siç duket ka filluar të organizohet për fazën përgatitore dhe disa transferime, para se të fillojë pjesa e sezonin pranveror.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Fushë Kosova ka arritur marrëveshje me futbollistin e Partizanit, Kristi Kote, i cili do t’i mbrojë ngjyrat e ekipit të Burim Shalës.

Poashtu, Fushë Kosova pritet ta vazhdojë fazën përgatitore në Antalia, ku do të qëndrojë 13 ditë.

Atje synohet të prezantohen 5 futbollistë të huaj, të cilët do vijnë si përforcime për ekipin që synon mbetjen në elitë.

/GazetaBlic Sport