Showtime

Pak ditë para dasme, Arbana dhe Eduarti nisin me “ahengun”

06/09/2023 08:23
nga:Y I

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre me një ceremoni private në Toskana Itali.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë çifti i njohur pak kohë më parë, ku zbuluan edhe datën e martesës datën 17 qershor.

Ndërkohë që vetëm pak ditë i ndajnë nga një moment shumë i rëndësishëm për marrëdhënien e tyre, çifti duket se ka filluar me përgatitjet e dasmës, kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.

Por së fundmi Arbana dhe Eduarti ndodhen në Tiranë ku moderatorja ka ndarë një video nga rrugët e kryeqytetit ku Eduarti ja ka marrë këngës me çifteli.

“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkruan Arbana.