Lajme

Pajisja e re mjekësore në Kosovës, Osmani falendëron familjen mbretërore arabe Al Saud

04/26/2024 16:38
nga:Mergim Rreci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se tashmë në Kosovë ka arritur pajisja më e re mjekësore “SPECT/CT/PET” falë ndihmës nga Alwaleed Philanthrpies Global nga Arabia Saudite.

Osmani ka falënderuar Princin saudit Alwaleed bin Talal Al Saud dhe Princeshën Lamia bint Majed Al Saud.

Njoftimi i plotë:

SPECT/CT/PET, paisja mjekësore më e fundit tashmë është pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, falë mbështetjes së Alwaleed Philanthropies Global nga Arabia Saudite.

Qytetarët tanë tanimë do të mund të marrin kujdesin që u nevojitet pikërisht këtu në shtëpi, të rrethuar nga familja dhe të afërmit e tyre.

Thellësisht mirënjohës Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Alwaleed bin Talal Al Saud dhe Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Lamia bint Majed Al Saud, udhëheqja vizionare e së cilëve ka transformuar jetë të panumërta në mbarë botën, përfshirë tani edhe në Kosovë.