Lajme

Pajaziti: Kurti më shumë brengoset për pushtetin e tij se për Kosovën

06/01/2023 00:17
nga:Astrit Gashi

Zenun Pajaziti nga PDK ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Në DPT te Fidan Jupolli, Pajaziti ka vënë përgjegjësinë mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për menaxhimin e kësaj situatë dhe përplasjen e drejtpërdrejtë me SHBA-të.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e sotshme të Kurtit në Bratislavë të Sllovakisë, ku tha se nuk është i frikësuar, por i brengosur për situatën.

“Më shumë se i brengosur e i frikësuar, ai duhet ta ushtrojë detyrën e tij”, ka deklaruar i tij.

Pajaziti ka thënë se Kurti hallin e ka te pushteti i tij, më shumë se te Kosova.

“Ai më shumë po brengoset për pushtetin e tij se sa për Kosovën.”