Sporti

Paguhet ulët nga Bordeaux, Carroll dëshiron të mbetet vetëm pjesë e historisë së klubit

09/27/2024 11:43
nga:E K

Pas krizës financiare tek Bordeaux, skuadër shumë e njohur e cila vite më pare ishte pjesë e Ligue 1, klubi është në një gjendje të vështirë.

Madje futbollisti i njohur Andy Carroll merr një pagë muajore prej 3 mijë e 500 eurosh.

Por për këtë tha se ai nuk e ka problem dhe vetëm dëshiron të jetë pjesë e historisë së këtij klubi.

“Të jem i sinqertë në fakt më kushton të luaj pë Bordeaux. Por kurrë nuk kam luajtur për para në karrierën time. Jam thjesht i lumtur që luaj futboll dhe dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi”, tha Carroll.

Kujtojmë që Carroll më përpara ka qenë pjesë e klubeve të mëdha angleze si Liverpool, West Ham e Newcastle.

Bordeaux aktualisht bën pjesë në ligën e katërt franceze.