Lajme

Pagoi një grua që të merrte provimin e patentës për të, bashkëshortja e miliarderit del para gjykatës

04/20/2021 08:24
nga:Q R

Një supermodele belge, e martuar me një miliarder francez ka dalë përpara gjykatës pasi ka paguar një grua tjetër 15 mijë euro për të marrë provimin e saj të patentës.

30 vjeçarja Jade Lagardère doli përpara trupi gjykues në Pontoise të Francës, pasi policia zbuloi se një grua tjetër tentoi të merrte lejen e drejtimit në vend të saj në vitin 2015.

Prokurorët kërkojnë nga nëna e tre fëmijëve e cila është e martuar me pronarin e “Hachette”, Arnaud Lagardère që të dënohet me 6 mijë euro për mashtrimin e bërë.

Sipas raportimeve, Jade e kishte një patentë të marrë në Belgjikë, por i duhej ta konvertonte atë në Francë.

LEXO EDHE:

Në Mal të Zi 144 raste COVID-19 dhe 9 viktima në 24 orët e fundit