Mërgimtarët as këtë vit nuk do ta paguajnë polisën kufitare.
Kështu u mor vendim, pak ditë më parë, në mbledhjen e Qeverisë.
Në këtë mbledhje u ndan 3 milion euro për mbulimin e polisës kufitare për mërgimtarët.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se një vendim i tillë ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën.
“Ky vendim ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë, e cila parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkëatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu” tha ministri i Financave, Hekuran Murati.
Në lidhje me një vendim të tillë ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike, Fidan Ukaj.
Ukaj tha se pagesa e polisës kufitare për mërgimtarët është përpjekje për me ‘ble’ votën e tyre.
“Përpjekje me ‘ble’ votën e mërgatës me parat e qytetarëve më të varfër në rajon e Evropë. Mendoje se mergata nuk ka pas nevoj me ua pagu polisen e sigurimit por ndoshta me e ul pagesën për ketë polis, po ashtu mërgata kërkon shërbime efikase e lehtësime në sherbime që u ofrohen atyre”
“Mendoj se mërgata nuk mashtrohen nga një pagesë e tillë por se ata mund të shohin se asgjë nuk ka ndyshuar në zhvillimin e Kosovës gjatë qeverisjes së Kurtit dhe besoj se kjo do të jetë percaktuese për votën e mërgates për këtë qeveri e jo pagesa e polisës kufitare” deklaroi Ukaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/
Mërgimtarët nuk paguajnë as sivjet sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon Qeveria