Konflikti midis Einxhel dhe Donaldit, në spektaklet e “Big Brother Vip”, ka përfshirë edhe persona të tjerë në diskutime, të cilët vendosën të reagojnë.
Einxhel ka akuzuar vëllezërit Veshaj që nuk e kanë paguar gjatë kohës që kanë bashkëpunuar. Ku ajo në këtë diskutim ‘futi’ edhe persona të tjerë, ajo përmendi emrin e Marjana Kondit, duke bërë thirrje ta pyesnin atë për pagesën, shkruan GazetaBlic.
Ndërkohë, gjatë transmetimit të debatit Marjana ka publikuar një ‘story’ që shkruan “Pa fjalë”.
Por në një intervistë, aktorja tha se do të flasë lidhur me këtë gjë në një moment të dytë.Ndër të tjera Marjana tha se unë pagesën e kam marrë, por e vërteta do të thuhet më vonë, duke mos sqaruar asgjë më tepër lidhje me këtë çështje./GazetaBlic/


