Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë pa mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit me mos pagesat për pagat për mësimdhënësit, po e shkelin rëndë kushtetutën e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, Qeveria në mënyrë arbitrare po ua pamundëson dhënien e pagave për mësuesit dhe po rrezikon autonominë e komunave të Kosovës.
“Qeveria po tenton përmbysje të rendit kushtetues dhe ligjor”, tha ai ndër të tjera
Sipas Gashit, komunat me kohë kanë dërguar listat e pagave në Thesar duke thënë se nuk ka asnjë bazë ligjore që t`u ndalen pagat mësimdhënësve.
https://gazetablic.com/neser-rrefehet-hekuran-murati-para-deputeteve-per-pagat-ne-arsim-krejt-cka-pritet-te-ndodh-ne-kuvendin-e-kosoves-dokument/


