Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka folur për “Gazeta Blic” në lidhje me Pojektligjin e ri të Pagave të bërë publike nga Qeveria.
Sejdiu tha se e kanë marrë Projktligjin e ri dhe tashmë është një komision i cili ka punuar për analizimin, rekomandimet dhe vërejtjet të cilat i ka dorëzu pranë Zyrës së Kryeministrit

Ai tha se pritet brenda dy ditësh nëse janë pranuar rekomandimet dhe vërejtjet e tyre.
“Sot e kemi marrë Projektligjin e ri të Pagave dhe është një komision i cili ka punuar për analizimin, rekomandimet dhe vërejtjet të cilat i ka dorëzu pranë Zyrës së Kryeministrit.Këto dy ditë do të shohim se se janë pranuar rekomandimet dhe vërejtjet tona, prandaj në këtë moment nuk mundem me dhanë diçka definitve” tha shkurt Sejdiu për “Gazeta Blic”
Projektligjin për pagat e ka prezantuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para ministrave, i cili ka bërë të ditur se ky projektligj është duke u krijuar për herë të parë në Kosovë.
“Ky projektligj po krijohet për herë të parë në Republikën e Kosovës, sistemin e unifikuar të pagave ky sistem ka në thelb drejtësinë rregullimin e pagës për të gjithë të punësuarit që paguhen nga shteti” ka thënë Kurti.
/Gazeta Blic/